Politika e Privatësisë së “Tirana Panel Clinic”
“Tirana Panel Clinic” është e përkushtuar për mbrojtjen e të dhënave personale me përgjegjësi dhe në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, dhe në pajtim me legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave personale. Kjo politikë shpjegon se si mbledhim, përpunojmë dhe ruajmë të dhënat tuaja personale vetëm për qëllime të caktuara për të kryer veprimtari sipas legjislacionit në fuqi.
Më poshtë janë disa informacione në lidhje me përpunimin e të dhënave personale në “Tirana Panel Clinic”. Kjo politikë e mbrojtjes së të dhënave personale është e zbatueshme nëse jeni aplikues për punë, palë kontraktuese, pacient, vizitoni faqen web të “Tirana Panel Clinic”, përdorni ndonjë shërbim tjetër të ofruar nga ne, paraqisni ndonjë kërkesë përmes adresës elektronike apo faqes sonë të internetit.
“Tirana Panel Clinic” ju siguron se zbatimi i Ligjit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, përveçse është obligim ligjor, është gjithashtu pjesë e përkushtimit të saj për të respektuar të drejtat themelore të njeriut dhe për të ndërtuar besimin e qytetarëve ndaj institucionit tonë.
“Tirana Panel Clinic” merr masa të përshtatshme teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhënat personale nga qasja e paautorizuar, keqpërdorimi, humbja apo shkatërrimi. Çdo përpunim i të dhënave kryhet vetëm për qëllime të përcaktuara, legjitime dhe në mënyrë transparente, duke u bazuar në parimet e domosdoshmërisë, proporcionalitetit dhe konfidencialitetit.
Kush i përpunon dhe është përgjegjës për të dhënat tuaja personale:
Në faqen web të “Tirana Panel Clinic”, ne shpalosim punën tonë duke publikuar informacione të ndryshme me interes per publikun. Përpunues dhe kontrollues i të dhënave personale është “Tirana Panel Clinic”, me adresë “Rr. e Kavajës, Ish Parku, Kulla H, Tiranë”. Për çështjet që lidhen me mbrojtjen e të dhënave personale, mund të kontaktoni nëpunësin përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale në nr. 0677334444.
Kategoria e të dhënave që përpunojmë dhe mbrojmë:
Varësisht qëllimeve dhe arsyeve specifike, “Tirana Panel Clinic” përpunon të dhëna personale të kategorive të ndryshme, përfshirë:
Për çfarë qëllimesh i përdorim të dhënat tuaja personale?
Me qëllim të përmbushjes së detyrimeve ligjore të përcaktuara me Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”, si dhe legjislacionin përkatës në fuqi të Bashkimit Evropian, “Tirana Panel Clinic” përpunon të dhëna për:
Baza ligjore për përpunimin e të dhënave
“Tirana Panel Clinic” përpunon të dhënat personale të subjekteve në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, si dhe në pajtim me legjislacionin evropian për mbrojtjen e të dhënave personale.
“Tirana Panel Clinic” përpunon të dhëna personale vetëm pas pëlqimit paraprak të subjektit të të dhënave. Pëlqimi i dhënë mund të tërhiqet në çdo kohë nga subjekti.
Me kë i ndajmë të dhënat personale të mbledhura?
“Tirana Panel Clinic” mund të ndajë të dhënat e subjekteve të caktuara vetëm nëse është e nevojshme dhe proporcionalisht me qëllimet legjitime dhe specifike me palët e treta të autorizuara me ligj, si autoritetet e zbatimit të ligjit, duke respektuar standardet e mbrojtjes së të dhënave. Të dhënat nuk shpërndahet për qëllime marketing ose për palë të paautorizuara.
Cilat janë të drejtat tuaja?
Kur të dhënat personale përpunohet nga “Tirana Panel Clinic”, ju keni të drejtë:
Si të ushtroni të drejtat tuaja për mbrojtjen e të dhënave.
Nëse “Tirana Panel Clinic” përpunon të dhënat tuaja personale dhe besoni se të drejtat tuaja janë shkelur, në përputhje me Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, mund të paraqisni ankesë pranë:
Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale
Rr. “Abdi Toptani”, Nd. 5, Kodi postar 1001, Tiranë
+35542237200
Siguria e të dhënave personale
“Tirana Panel Clinic” zbaton masa të përshtatshme fizike, teknike dhe organizative për të mbrojtur të dhëna nga qasja, humbja apo keqpërdorimi i paautorizuar në pajtim me Ligjin Nr. 124/2024 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale”.
Kohëzgjatja e ruajtjes së të dhënave varet nga qëllimet e përpunimit për të cilat ato janë mbledhur dhe është jo më e gjatë se një vit kalendarik.
Përditësimi i Politikës së Privatësisë
Kjo politikë mund të rishikohet dhe përditësohet sipas ndryshimeve ligjore ose operacionale. Çdo ndryshim do të publikohet në faqen zyrtare të “Tirana Panel Clinic” dhe hyn në fuqi nga data e publikimit.
Këshilloheni që të rishikoni periodikisht këtë Politikë të Privatësisë për çdo ndryshim eventual.
Zyrtarët përgjegjës për mbrojtjen e të dhënave personale
TIRANA PANEL CLINIC
E-mail: [email protected]
Tel: 0677334444